Ahmeti: Etiketimet në Lëvizje filluan nga ata me të cilët shoqërohet Aida

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti ka shkruar në Facebook se linçimet dhe etiketimet në Lëvizje kanë filluar me ata me të cilët shoqërohet Aida Dërguti, duke përmendur ish-sekretarin Dardan Molliqaj.

Ka thënë se kanë respekt për Dërgutin, por se fushata kundër Albin Kurtit, linçimet e etiketimet janë dashakeqe e joparimore.

Postimi i Valdrin Ahmetit në Facebook:

Linçimet e etiketimet në Lëvizje kanë filluar pikërisht nga ata me të cilët shoqërohet së fundmi Aida. Nëse Aida, po thotë që para 1 viti, atëherë i bie që këto kanë fillu në orkestrimin e ish-sekretarit që tash edhe zgerdhihet para medieve për problemet që i ka shkaktuar. Klika e ish-sekretarit ka takuar njerëz në formë fushate e ka shpifur për Albin Kurtin gjithandej për më shumë se 1 vit. Edhe në fushatën zgjedhore të 11 qershorit kjo klikë sabotoi kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër, meqë smunden ta ndalin kandidimin e tij.

Për Aidën kemi pasur respekt shumë të madh (madje unë vete kam qenë një nga më të zeshmit që të votohej sa më shumë me 11 qershor dhe në fillim të vitit kam shkuar në Vushtrri që te ndihmoje qendrën tone atje dhe fushatën per Aiden kryetare te Vushtrrise), por fushata kundër Albinit, lincimet e etiketimet qe i jane bere atij dhe bashkepunetoreve te tij jane dashakeqe, joparimore dhe te pabazuara ne fakte.

P.s. për juve që kërkoni nga une si aktivist që të mos shprehem në FB, e këndej e pershendetni letrën e Aides në fb, ju lus të me kurseni nga hipokrizia.

Kujtojmë se deputetja Aida Dërguti, ka dhënë dorëheqje nga dy funksione partiake, nga detyra e kryetares së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri dhe nga anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes.

Valdrin Ahmeti

 
<

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password