Autoambulanca e amortizuar refuzohet nga pacientët me dializë

Pacientët e dializës nga Komuna e Deçanit tri herë në javë vijnë në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë terapinë që ata i mban në jetë. Ata transportohen me një autoambulancë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Deçanit, e cila është në gjendje jo të mirë teknike.

Sipas pacientëve, përveç mungesës së ngrohjes në të, sa herë bie shi pikon brenda automjetit. Të martën ishin shtrirë në repartin e dializës të Spitalit rajonal të Pejës 10 pacientë nga Komuna e Deçanit për të marrë terapinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, vetëm dy prej tyre u panë që hipën në atë autoambulancë dhe u larguan nga spitali. Të tjerët preferojnë transportin privat, e madje në mesin e tyre kishte edhe pacient që vinte për terapi edhe me taksi.

 
<

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password