Deponi ilegale në hyrje të Tregut të Gjelbër të Pejës

Para hyrjes të Tregut kryesor të gjelbër në qytetin e Pejës ka kohë që është krijuar një deponi ilegale e mbeturinave, e cila edhe pse disa herë është pastruar, ajo prapë mbetet pikë e hedhjes së mbeturinave.

Derisa Inspektorati Komunal deri tash është treguar i pafuqishëm që ta eliminojnë deponinë dhe të gjobisë ndotësit e mjedisit në atë vend. Megjithëse aktualisht mbizotërojnë temperatura të ulëta, kundërmimi i asaj deponie ndihet nga largësia, shkruan sot Koha Ditore.

“Fati që është ftohtë, se po të ishte nxehtë epidemi kishim me marrë këtu”, ankohet Sali Vranoci, pronar i një dyqani përballë hapësirës së ndotur nga mbeturinat. Ai tregon se hedhësit kryesorë të mbeturinave në hyrje të tregut janë shitësit e pemëve dhe perimeve dhe qytetarët e tjerë.

 
<

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password