Peja me model bashkëpunues me policinë për siguri publike

Më qëllim të rritjes së vetëdijesimit të qytetarëve dhe të bashkëpunimit të tyre me policinë, në Pejë, jetësohet koncepti i ri për sigurinë në lagjet e qytetit, i quajtur “Vrojtuesit e lagjes”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky projekt i mbështetur nga DoI-ICITAP (Instrument i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së), do të zbatohet nga policia, me përkrahjen e Komunës së Pejës.

“Komuna e Pejës e ka përkrahur këtë projekt, sepse është e bindur se është i dobishëm për rritjen e sigurisë. Këtë e themi duke u bazuar në përvojat e vendeve të tjera të cilat kanë arritur rezultate konkrete duke e zbatuar këtë model. Ne si komunë i kemi edhe organet e tjera të sigurisë publike, të cilat kanë dhënë rezultate pozitive dhe besojmë se ky koncept i ri mund të përshtatet dhe të rrit cilësinë e sigurisë publike në Pejë”, tregon zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, rëndësinë e këtij projekti.

 
<

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password