Përgjigjet me kërcënime të Vuçiqit për Thaçin, Veselin e Haradinajn

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi i cili ka thënë se avionët migë që nga Rusia po shkojnë në Serbi janë kërcënim dhe jo Ushtria e Kosovës, duke thënë se është shumë lehtë që rrëfimet se rusët po përzihen në diçka, të shiten në Perëndim, transmeton Koha.net.

“Nëse janë bidonë migët, siç po quhen, pse po i përmendin aq shumë?”, ka pyetur Vuçiq.

“Ata edhe më tej e bindin opinion botëror në diçka për të mbetur të palëkundur”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.

Lidhur me deklaratën e Kadri Veselit se Serbia nuk do të ekzistojë kurrë në Kosovë, Vuçiq ka thënë: “Të gjithë ata janë të rrezikshëm dhe e dinë se çfarë do të ekzistojë, vetëm le të vazhdojnë ashtu”.

“Ata janë superfuqi e ne jemi të vegjël”, ka shtuar ai dhe ka porositur se Serbia do t’i lusë të gjithë në botë të na ndihmojë t’i ruajmë jetët e popullit dhe të qytetarëve tanë.”

Në konstatimin se Ramush Haradinaj ka kërkuar që Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë, Vuçiq ka thënë se kurrë asnjë në krim nuk është bërë dhe Ramush Haradinajn ai e ka akuzuar për krime dhe për përdhunime.

 
<

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password