Përurohet laboratori për analiza bujqësore dhe serra eksperimentale në Pejë

Sot është përuruar laboratori për analiza bujqësore dhe serra eksperimentale në Pejë.

Pajisja e Institutit Bujqësor të Kosovës me këtë laborator dhe serrë eksperimentale është mbështetur nga projekti italian “KosAgri”, i cili financohet nga Qeveria e Italisë, e që është implementuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me rastin e inaugurimit të këtij projekti, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka vlerësuar se ky laborator modern dhe kjo serrë do të shërbejë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

“Krahas investimeve në kuadër të këtij projekti, Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MBPZHR-ja do të vazhdojë investimet edhe në shumë projekte tjera, të cilat do të ndihmojnë edhe më tej avancimin dhe fuqizimin e Institutit Bujqësor të Kosovës, potencialet e të cilit po zgjerohen çdo ditë e më shumë”, ka thënë Halimi.

Ai po ashtu ka treguar se projekti synon zbatimin e nismave në Kosovë në perspektivën e procesit të integrimit evropian me standardet e kërkuara.

Ndërkaq, zëvendësambasadori i Italisë në Kosovë, Matteo Corradini, tha se ky projekt ka rëndësi shumë të madhe strategjike për dy objektivat kryesore të Kosovës, siç është zhvillimi ekonomik dhe procesi i integrimit evropian në këtë sektor, njofton Klan Kosova.

Pa dashur të bëjë të ditur detaje, të cilat sipas ministrit cenojnë interesat e investitorit, Gjiknuri ka nënvizuar se projekti është serioz e do të përballojë fluksin e rritjes së transportit ajror në vend.

Komisioni ka dhënë ndërkohë autorizimin për përcaktimin e termave përfundimtarë mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit turk, duke kaluar kështu për votim në  seancën e ardhshme plenare.

Vlora nuk pritet të jetë qyteti i vetëm i ri në hartën e aeroporteve. Saranda pritet të ketë një aeroport turistik, sipas ministrit. Ai ka theksuar se përsa i përket kërkesës për një aeroport në qytetin e Sarandës, është kontraktuar një kompani për studimin e fizibilitetit dhe në Sarandë mund të kemi një aeroport turistik.

 
<

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password