Votohet ne Istog

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht dhe i votave përmes postës në komunën e Istogut.

Pas numërimit të 510 votave me kusht dhe votave përmes postës, do të dihet fituesi në komunën e Istogut. Numërimi i këtyre votave ka filluar në orën 15:00.

Nga numërimi i votave të rregullta, ka dalë fitues Haki Rugova i LDK-së, me 75 vota më shumë sesa Gani Dreshaj i AAK-së.

Qytetarët e Istogut kanë votuar dje për herë të tretë për këto zgjedhje lokale. Me vendimin e PZAP-së, kjo komunë kishte shkuar në rivotim. /Express/

<

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password